Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi Zejd, pjesë e Frontit Europian nuk votoi për ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.

I pyetur nga TV21 se a votoi mbrëmë në Kuvend, Zejdi për TV21 bëri të ditur se mbrëmë nuk ka qenë në Kuvend.

“Nuk isha në kuvend dhe as në votim”, tha Skender Rexhepi për TV21.

Ndrshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive mbrëmë pas mesnate u votuan me 88 vota “pro”, 22 kundër dhe asnjë abstenim.