Më datë 08.06.2024 në orën 20.30 pjestarë të policisë nga Departamenti i Policisë Kamnjan, në Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria personin S.A. (42) pas një raportimi të mëparshme nga personi A.A.(45) i njëjti fshat, se më datë 05.06.2024 në oborrin e shkollës në fshat, ka kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Ai është mbajtl në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet rasti kundër tij, do të ndiqet parashtresë përkatëse.
…..
Më datë 09.06.2024 në orën 01.30 në rrugën ,,Kumanovska” në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.P.(69) dhe 31-vjeçaren A.S. të dy nga Tetova, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht personin D.J. nga Tetova. Ato jjanë mbajtë në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe ndaj tyre do të ndiqet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 09.06.2024 në orën 02.10 në DPB Gostivar, personi A.S. (19) nga ztërnova e Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 01.00 pas keqkuptimeve të mëparshme dhe konfrontimit verbal, është sulmuar fizikisht nga B.O. nga Gostivari. Merren masat për të zbardhur rastin, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresa përkatëse.
……
Më datë 08/09.06.2024, në periudhën nga 22.00 deri në 03.00 në zonën e SPB Tetovë, është kryer kontrolli i veprimit për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 11 shkelje (TE-8 dhe GV-3), nga të cilat 10 ishin nga 0.50 deri në 1% alkool në gjak. Në kontroll, janë zbuluar gjithashtu edhe 13 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-19 dhe GV-4). Shoferët që ishin nën ndikimin e alkoolit menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe ndaj tyre janë përgatit parashtresat përkatëse.
SPB Tetovë u bën thirrje shoferëve të respektojnë rregullat ligjore dhe rregulloret në trafik, të mos ulen timon e automjetit nën ndikimin e alkoolit, sepse alkooli zvogëlon reflekset e tyre për menaxhim dhe kështu do të kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë nëtrafik.
…..