Një 59-vjeçar nga Koça i ka dhënë fund jetë duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë pikasur dhe e kanë transportuar në spital, por për fat të keq burri nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 2, Korçë, në banesë, shtetasi P. C., 59 vjeç, nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore. Ky shtetas u transportua për mjekim në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume