Sot në Prishtinë do të mbahet samiti “The Western Ballkans 2024” (Ballkani Perëndimor).

Aty merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në samit marrin pjesë edhe disa personalitete të shquara politike, si ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Lord George Robertson e ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Po ashtu të pranishëm do të jenë edhe ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjithashtu, pjesëmarrës do të jene edhe ministra të qeverisë së Kosovës, si dhe biznesmen të ndryshëm.