Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje të rrugës Orikum-Dukat, rrugë të cilën ai e quajti panoramike.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo rrugë është një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, përcjell Klankosova.tv.

“Me rrugën panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut”, ka shkruar Rama.