Shqipëria po bëhet me automjetin e parë të blinduar ushtarak.

Kompania e cila do ta prodhojë këtë automjet, e ka prezantuar prototipin e parë të kësaj makinerie.

Prodhimi i këtij automjeti ushtarak, ishte paralajmëruar javë më parë edhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Timak”, e cila që eksporton makina në 20 shtete të botës, në prezantimin e prototipit në një video në Facebook, bëri të ditur se emri i kësaj makine do të jetë “Shota”.

“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare “SHOTA”, mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, bëri të ditur kjo kompani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume