Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar popullin e Kosovës në përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkroi: Me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pos këtij urimi, kreu i qeverisë shqiptarë ka uruar edhe anëtarët e Partisë Socialiste e cila mbush 33 vjet që nga themelimi i saj.

“Me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore”, ka shkruar Rama, raporton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume