Pas Alen Jasharovskit , portierit Zahov, nga Voska Sport është larguar edhe sulmuesi Fatjon Jusufi . “Po është e saktë se pas përfundimit sezonit më ka përfunduar edhe kontrata me ekipin Voska Sport. Kjo do të thotë se jam lojtar i lirë. Për momentin kam disa oferat por të njejtat do ti publikoj kur ato të bëhen zyrtare.

Në kampionatin e ri do të kem klub të ri kjo është e sigurt. KF Voska Sportit i dëshiroj suksese në kampionatin e ri” tha futbollisti Fatjon Jusufi

Sa i përket ekipit Voska Sport që sezoni e kaluar ishte një nga ekipet solide të kampionatit dhe finalist i Kupës së Maqedonisë së Veriut tani për tani nuk ka asnjë njoftim se kur do të nis përgatitjet për sezonin e ri, do të ketë apo jo përforcime. Gjithësesi se duhet pritur deri në fund të muajit qershor, pasi ekipet që nuk kanë angazhime në garat europiane me përgatitje nisin në fillim të korrikut . Jo zyrtrisht në koluare të ndryshme përfolet se nga klubi do të largohet edhe trajneri Srgjan Zaharievski?

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume