Deputetët e parlamentit të Italisë janë përfshirë në konflikt fizik.
Teksa ishte duke u diskutuar një projektligj, deputeti i partisë Lëvizja me 5 Yje, Leonardo Donno, kishte marrë një flamur për t’ja çuar ministrit.
Gjatë rrugës është goditur me grusht nga disa deputetë Lega Nor dhe është rrëzuar në tokë.
Ai nuk është ndjerë mirë dhe është nxjerrë jashtë parlamentit me karrige.
Në përleshje është goditur edhe një asistent parlamentar që ka ndërhyrë për të qetësuar deputetët.