Kosova ka shënuar datën 12 qershor duke festuar 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit – një ditë që symbolizon hyrjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në territorin e saj.

Ky moment historik pasoi fushatën ajrore të kryer nga aleancës veriatlantike kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, një përpjekje e vendosur për të ndalur vuajtjet e popullsisë shqiptare në Kosovë.

Në shenjë të këtij jubileu, NATO ka bërë një postim në faqen e vet zyrtare, duke përkujtuar ndërhyrjen dhe të arriturat e saj brenda këtyre dy dekadave e gjysmë.

“Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni ynë mbetet i fokusuar në ruajtjen e një mjedis të sigurt dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e OKB-së”, thuhet në njoftim.

Intervenimi i NATO-s erdhi si një zgjidhje e fundit pas përpjekjeve të shumta diplomatike dhe konferencave ndërkombëtare si ajo e Rambujesë dhe e Parisit, ku përpjekjet për një marrëveshje paqeje u refuzuan nga Serbia, duke mos arritur të ndalte dhunën në Kosovë.

Konflikti i viteve 1998-99 shënoi humbjen e më shumë se 13,000 jetëve njerëzore dhe zhdukjen e më shumë se 6,000 personave.

Përtej statistikave tragjike, varrezat masive që u zbuluan në Serbi dëshmojnë për krimet e rënda që u ndërmorën për të fshehur masakrat e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ndërsa kjo ditë e rëndësishme përkujtohet, fokusohet gjithashtu vëmendja në angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon,

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume