Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Italisë ndeshjen e parë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, duke nisur nga ora 21:00.

Kjo sfidë e parë e kuqezinjve do të gjykohet nga një trupë gjyqtarësh gjermanë.

Kryesori i këtij takimi do të jetë gjyqtari i njohur gjerman, Felix Zwayer, teksa asistentët e këtij të fundit do të jenë Stefan Lupp dhe Marco Archmuller.

Në rolin e gjyqtarit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Daniel Siebert.

Ndërkaq, Bastian Dankert do t’i vijë në ndihmë Felix Zwayerit nga dhoma e VAR-it, së bashku me dy asistentët Christian Dingert dhe Rob Dieperink.

Në grup me Shqipërinë e Italinë janë edhe Kroacia e Spanja.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume