Nëntë persona u vranë dhe 29 u plagosën nga një sulm me raketa ruse sot në qytetin e Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Operacioni i shpëtimit ka përfunduar. Nëntë persona u vranë dhe 29 u plagosën. Pesë fëmijë janë në mesin e të plagosurve”, tha ministri i Brendshëm ukrainas, Ikhor Klymenko në një postim në Telegram.

Me rastin e goditjes fatale në qytetin Krivy Rih, vendlindja e Zelenskit, presidenti ukrainas u bëri thirrje edhe një herë aleatëve perëndimorë që të dërgojnë më shumë sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume