Nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri.

Sot do të varroset në fshatin Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Muhamet Beqiri.

Ai ndërroi jetë teksa ishte në krye të detyrës, njofton Klankosova.tv.

I ndjeri ka lindur në Talinoc të Muhaxherëve Komuna Ferizaj.

Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, Zona Operative e Nerodimes, pas transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës ka shërbyer në Batalionin e Xhenios, ndërsa që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shërbyer në Kompaninë e Deminimit. Vdekja e ndau në pozitën e nënoficerit të lartë, Udhëheqës i Instruktorëve në sektorin e Auto shkollës, pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Pas vetës la bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume