TS nga Qafë Thana: Rama dhe Mickoski sot në Qafë Thanë, promovohet sistemi kufitar “One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrin pjesë në promovimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë.
Sistemi i ri synon të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat e kontrollit kufitar, duke mundësuar që kontrollet e të dyja shteteve të kryhen në një pikë të përbashkët. Kjo pritet të shkurtojë kohën e pritjes për qytetarët dhe transportuesit.