Më 14.06.2024, në ora 14:40, në SPB Tetovë, një 63 vjeçar nga Tetova ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 3.600 denarë. Sipas denoncimit, personi ka ardhur në objektin e tij të shitjes dhe ka kërkuar që t’i përgatisë produkte që do t’i paguante kur të vinte gruaja nga banka. Siç raportohet, gjatë kohës që po prisnin, personi ka folur në telefon, pas së cilës i ka kërkuar paratë për të paguar për një dërgesë të shpejtë, ndërsa paratë i kthente kur të paguante për produktet e porositura. Gjithashtu, sipas kallëzimit, pasi i ka dhënë paratë, personi është larguar dhe nuk është kthyer më, pas çka ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS