Me datë 14.06.2024, në ora 14:45 në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria S.M (34). Ai dyshohet se në periudhën nga ora 18:45 e datës 13.06.2024 deri në orën 12:50 të datës 14.06.2024 ka kryer një “vjedhje të rëndë” nga një shtëpi në ndërtim e sipër, gjatë së cilës ka marrë disa sende.Sendet e vjedhura i janë gjetur dhe më pas i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume