Peter Pellegrini, një aleat i ngushtë i kryeministrit populist të krahut të majtë Robert Fico, u betua sot si president i Sllovakisë.

48-vjeçari bëri betimin në një ceremoni në Filarmoninë Sllovake në Bratislavë para anëtarëve të parlamentit.

Pellegrini fitoi balotazhin e zgjedhjeve në prill me 53,1% të votave, duke mposhtur ish-ministrin e Jashtëm Ivan Korcok. 48-vjeçari ka shërbyer më parë si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe si kryetar i parlamentit.

Pellegrini bëri thirrje për unitet kombëtar në fjalimin e tij në një seancë të posaçme të Parlamentit në Bratislavë. Ai është bërë presidenti i gjashtë i Sllovakisë që kur vendi fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së Çekosllovakisë në 1993. shkruan Euronews

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume