Ne emisionin “Te Paekspozuarit’ ne MCN Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar vizita e Monika Kryemadhit dhe të Ilir Metës në SPAK u shpreh se kjo është pjesë e strategjisë së prokurorëve për të hetuar çështjet që kanë lidhje me këta dy persona. Sipas saj prokuroria nuk është ndalur vetëm tek çështje konkrete, ka ose jo korrupsion, ka ose jo shpërdorim detyre apo ka ose jo vepra të tjera penale, por kanë nisur dhe po kalojnë në sy të gjithë pasurinë e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi.

“Meta dhe Kryemadhi në fakt erdhën në dy ditë radhazi njëri pas tjetrit. Të mërkurën ishte zonja Kryemadhi, të enjten e javës së kaluar ishte zoti Meta që u pyetën në dy seanca të gjata përpara prokurorëve të posaçëm. Janë thirrur në cilësinë e personave që kanë dijeni.

Ju duhet të kuptoni strategjinë që po ndjekin prokurorët e çështjes në lidhje me këtë hetim që po kryhet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi. Ju e dini që hetimi fillimisht ka nisur për aferën Çez-DIA. E them aferë sepse vetë gjykata shqiptare e ka cilësuar të tillë për sa kohë ka patur një dënim ndaj biznesmenit Kastrioti Ismaili, i cili e ka përfunduar këtë dënim dhe është tashmë në gjendje të lirë.