Me anë të një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje të tifozëve kuqezinj në rrugët e Hamburgut.

Sipas tij, shqiptarët janë duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman, por edhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike.

Postimi i kryeministrit:

“Hamburgu kuqezi

Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume