Jasir Asani zhvilloi një ndeshje shumë të mirë kundër Kroacisë, ku dha edhe asistin e golit të parë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në deklaratën e dhënë pas barazimit 2-2, sulmuesi i djathtë i Kombëtares u shpreh:

“E kishim analizuar shumë mirë Kroacinë. E nisëm shumë mirë, kishim 2-3 raste për golin e dytë në pjesën e parë. Nuk u dorëzuam, por ne jemi këtu për t’u treguar të gjithëve që nuk kanë patur besim. Shpërtheva te të dy golat, por më shumë te goli i Laçit. Dhamë gjithçka, të gjithë. Me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët. Spanja? Nuk i dihet asnjëherë. Ne do të futemi në fushë për 3 pikë. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë për 3 pikë”, theksoi Asani.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria e zhvillon ndaj Spanjës të hënën.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com