Për fitoren e arritur ndaj Italisë, kombëtarja spanjolle ka marrë përgëzime të veçanta nga Mbreti Felipe i Spanjës. Ai i ka uruar lojtarët për fitoren dhe kalimin në fazën e 16-shes në Euro 2024.

Mbreti Felipe i Spanjës ka takuar ekipin kombëtar, teksa i ka uruar futbollistët një nga një për fitoren e rritur ndaj Italisë.

Ai ka përgëzuar Nico Ëilliams, për paraqitjen e tij, i cili u shpall edhe futbollisti i ndeshje.

“Një mrekulli” i tha mbreti futbollitit. Të sikletosur disi futbollistët pasi ishin në dhomat e zhveshjes, mbreti Felipe e kaloi me shaka situatën dhe mbajti një fjalim të shkurtër për ekipin dhe stafin për kalimin në fazën e 16-shes në Euro 2024: “Shumë mirë. Ne duhej të fitonim, edhe pse me një autogol. Patëm kaq shumë raste. Ishte një ndeshje spektakolare”.

Më pas ai përshëndeti të pranishmit një nga një, duke e komplimentuar në mënyrë të veçantë Lamine Yamal, duke e pyetur për moshën. “Gjashtëmbëdhjetë vjeç?” Tha mbreti Felipe, duke vënë duart në kokë, e duke bërë të habitur edhe pse me siguri që e dinte moshën e lojtarit.

Në fund, ai bëri shaka edhe me portierin, Unai Simon: “Sonte të lanë vetëm”, duke iu referuar faktit se Italia nuk krijoi asnjë rrezik në portën spanjolle.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume