Ekipe të deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të largojnë sot tri bomba, datuar, nga Lufta e Dytë Botërore.

Bombat janë gjermane, të llojit SC-50 dhe ato u hasën në fshatin Shakovicë, gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, transmeton kk.

”Në një operacion të përbashkët, sot ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane, kanë arritur që t’i largojnë tri bomba SC-50 Gjermane, të mbetura që nga Lufta e Dytë Botërore”.

”Bombat janë gjetur gjatë punimeve në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë në fshatin Shakovicë, të cilat janë bartur në vend të sigurt, për t’i demoluar me pas, sipas planifikimeve të ekipeve të deminimit”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume