Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski deklaroi në Bruksel se vetëm vetoja e Bullgarisë po e pengon, sipas tij, përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe se po zbaton reformat.

Nikoloski shprehu shpresën se do të gjendet një mekanizëm që do t’i mundësojë hapjen e negociatave dhe se, pas kësaj, klima politike do të ishte më pozitive.

Megjithatë, kuadri i dakorduar i procesit të anëtarësimit përfshin edhe ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Sipas Nikoloskit, çështjet e hapura me fqinjët duhet të zgjidhen, por “nëse i fillojmë negociatat, atmosfera do të jetë shumë më e relaksuar”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume