Tetovë – Të gjithë adhuruesit e natyrës dhe ajrit të pastër do të kenë mundësi të kalojnë një fundjavë të veçantë në Kodrën e Diellit, pasi teleferiku do të jetë në funksion këtë të shtunë dhe të diel, raporton Tetovasot.

Vizitorët do të mund të shijojnë shëtitjet panoramike me teleferik në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në 15:00, duke përjetuar pamjet mbresëlënëse të Sharrit dhe bukuritë natyrore që ofron një nga destinacionet më të njohura turistike në vend.

Siç raporton Tetovasot, fundjava pritet të tërheqë numër të madh vizitorësh, familjesh dhe dashamirësish të natyrës, të cilët mund të kombinojnë shëtitjen me relaksin në ajrin e pastër malor.

Nëse ende nuk keni planifikuar fundjavën, Kodrën e Diellit mund ta zgjidhni si destinacionin ideal për pushim, fotografi panoramike dhe momente të këndshme mes natyrës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume