Më datë 26.06.2024 në ora 22:00, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë së Tearcës në rrugën rajonale nga fshati Përshevcë për në fshatin Jegunovcë kanë privuar nga liria J.Xh. (21), A.F. (23) dhe D.Sh. (18), të gjithë nga fshati Nerashtë. Gjegjësisht, kur zyrtarët policorë iu afruan automjetit të pasagjerëve “Audi” me shenja regjistrimi tetovare në të cilën ndodheshin personat, D.SH. hodhi marihuanën nga dritarja. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, më pas do të dorëzohet parashtresa përkatëse.