Një pjesë e dytë fantastike, Spanja e eliminon Gjeorgjinë dhe kalon në çerekfinale

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Spanja është çerekfinalistja tjetër në Euro 2024.

“Stuhia e Kuqe” triumfoi bindshëm 4:1 ndaj Gjeorgjisë në 1/8 e finales në Kampionatin Europian.

Megjithatë, fillimi nuk ishte i lehtë për ekipin e Luis de la Fuentes.

Le Normand shënoi autogol, duke e kaluar Gjeorgjinë në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Rodri me një goditje të saktë nga distanca barazoi shifrat në minutën e 39-të të ndeshjes.

E pjesa e dytë ishte e gjitha për spanjollët.

Fabian Ruiz përmbysi gjithçka dhe kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 51-të.

Nico Ëilliams me një super depërtim shënoi për 3:1 në minutën e 75-të të ndeshjes.

E Dani Olmo realizoi në të 83-tën për 4:1 dhe epilogun e këtij takimi.

Në çerekfinale, Spanja do të përballet me Gjermaninë, e cila e eliminoi Danimarkën.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com