Kreu u Kuvendit, Afrim Gashi ka zhvilluar një takim miqësor me ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shkup, Jarosllav Ludva, me të cilin kanë shkëmbyer mendime lidhur me procesin integrues të RMV-së në BE dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë në planin bilateral.

“Diskutuam për mundësitë për tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi ynë në fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Me këtë rast e informova ambasadorin se në Kuvend janë duke u formuar delegacione dhe grupe parlamentare për bashkëpunim, duke theksuar se përmes grupit parlamentar për bashkëpunim me parlamentin çek mund të hapet debat më i përgjithshëm për thellimin e bashkëpunimit bilateral në më shumë fusha, si dhe për forcimin e kapaciteteve që vendi të tërheqë më shumë investime të huaja“, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume