Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, zhvilloi një takim në Kuvend me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson.Gjatë takimit, Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit në forcimin e proceseve demokratike, institucioneve dhe marrëdhënieve ndëretnike.
Bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimin e reformave dhe rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, u ritheksua rëndësia e partneritetit të fuqishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ja postimi plotë:
Sot, në Kuvend, pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Sh.T.z. Matthew Lawson. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep vendit tonë në forcimin e proceseve demokratike, institucioneve dhe marrëdhënieve ndëretnike.Gjatë takimit biseduam për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, vazhdimin e reformave dhe rrugëtimin evropian të vendit. Njëkohësisht, ritheksuam rëndësinë e partneritetit të fuqishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

