Më datë 02.07.2024 në ora 15.40 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës –  Qendra Urgjente është sjelë pa shenja jete personi A.A. (53) nga Xhepçisht i  Tetovës. Sipas raportimit, ai kishte ra dhe ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Neproshten të Tetovës, pas së cilës ai kishte ndëruar jetë. Në vendin e ngjarjes, inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Tetovë. Kurse me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është  dorëzuar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume