Më 03.07.2024 në orën 01.50 pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personat V.L.(20) dhe B.D.(19), të dy nga Tetova, të cilët më parë ishin raportuar se para një objekti hotelierie në rrugë ,,Kiro Ristoski-Drnc” në Tetovë, kishin shkelë rendin dhe qetësinë publike me të bërtitura dhe sjellje agresive. Ato po mbahen në stacionin policor dhe pasi të dokumentohen çështja, kundër tyre do të pasoj parashtresë përkatëse.TS