Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend më të madh dhe siguri në trafik, dje (02 korrik) në periudhën nga ora 17.00 deri në 23.00, është realizuar kontroll i veprimeve për shkeljet që kryhen nga shoferët e motoçikletave. Në kontroll, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 33 shkelje (TE-28 dhe GV-05), shumica e të cilave nuk kishin përdorur një helmetë mbrojtëse në kokë, 23 (TE-18 dhe GV-5), pastaj 5 (TE) për drejtim pa patentë shofer, 3 (TE) me polisë të skaduar të sigurimit. Kundër shoferëve janë përgaditur parashtresat e parapara ligjore, kurse gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 14 lloje tjera të shkeljeve të trafikut (TE-11 dhe GV-3).
SPB-Tetovë apelon shoferët e motorrëve në kohën e duhur ti vazhdojnë polisat e sigurimit ose regjistrimet, të mos menaxhojnë motor pa dhënë provimin e patent shoferit apo leje adekuate, sepse ata në këtë mënyrë do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.TS