Dy persona, baba e djalë u lënduan gjatë një konfrontimi paradite në lagjen e Kumanovës “Igo Triçkoviq”, kumtoi SPB Kumanovë.

“Sot në orën 10:40 minuta në SPB Kumanovë është raportiar se në lagjen “Igo Triçkoviq” është prishur rendi dhe qetësia publike me rrahje ndërmjet babait dhe djalit, në të cilën është përdorur edhe një send i mprehtë. Të dy me lëndime janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës”, informoi SPB Kumanovë.

Nëpunësit policor janë në terren dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Nga Spitali i Kumanovës informojnë se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të mëdha është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume