Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka pritur sot në Kuvend, Ertan Shakirin, kryetar i Shoqatës së personave me nevoja të veçanta “Sos Vita”, në Shkup.

“Sot e prita në zyrën time simbolin e luftëtarit për të drejtat e personave me nevoja të veçanta, mikun tim Ertan Shakiri, i cili është kryetar i Shoqatës “Sos Vita””.
Biseduam për mundësitë e avancimit të të drejtave të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë dhe në institucionet e vendit tonë”, ka shkruar Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume