Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska realizoi takim me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer, në të cilin u potencuan marrëdhëniet e mira miqësore dhe partnere ndërmjet dy vendeve, të cilat reflektohen edhe në fushën e arsimit dhe shkencës.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë që Maqedonia dhe Austria prej vitesh realizojnë projekte bilaterale kërkimoro-shkencore ndërsa  janë shkëmbyer edhe përvoja pozitive arsimore.

 

Ata gjithashtu shprehën pritshmëri që bashkëpunimi që synon avancimin  e praktikave arsimore do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të intensifikohet edhe më shumë.

 

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume