Janë pamjet që vërtetojnë se vetëm brenda një afati të shkurtër, më saktë brenda një viti çdo gjë duket e transformuar .Është ky realizimi i një projekti dhe komplet një riparim i Repartit të Mjekësisë së Punës që drejtohet aktualisht nga Rami Qerimi informon Tetovasot
Ai ka bërë një punë me përkushtim, duke lënë një gjurmë në një institucion që kërkon një angazhim dhe përkujdesje ,sepse është një institucion delikat që në të kaluarën nuk ka prekur dora e ndryshimit si këtë herë.
“Kam punuar me përkushtim duke dashur njëkohësisht të kuptojë opinioni publik se sa punẽ mund tẽ bẽhet nẽse ka vullnet dhe menaxhohet mirẽ posti! “- shprehet Qerimi për Tetovasot.
Në këtë Repart të Mjekësisë së Punës nuk janë vetëm këto ,por edhe punësimet që janë.bërë për të kompletuar një ekip profesionistësh, përfshirë këtu edhe faktin se për herë të parë aty është punësuar mjek që do specializojë mjekësinë e punës në këtë institucion.
Pra do të thotë se aty mjek shqiptar nuk ka patur qẽ do specializonte mjeksinẽ e punẽs dhe aty është punësuar shqiptari i parë.
Ndryshe Njësia e mjekësisë së punës dhe e vlerësimit të rreziqeve shëndetësore në mënyrë të vazhdueshme punon për zbatimin e kontrolleve shëndetësore preventive të detyrueshme, varësisht nga rreziqet në vendin e punës.
Kontrollet shëndetësore të punonjësve, të cilat kryhen nga institucione shëndetësore të autorizuara në fushën e mjekësisë së punës, duke përdorur të dhënat nga deklarata e sigurisë së punëdhënësit, kryhen si: kontrolle paraprake,kontrolle periodike,kontrolle të synuara, dhe
kontrolle sistematike.