Motra e Kristiano Ronaldos, Elma Aveiro, ka pohuar se ylli i futbollit shpërtheu në lot pasi humbi një penallti në Euro 2024 kundër Sllovenisë, sepse pa nënën e tyre në ekranin e madh të stadiumit, duke vuajtur nga gabimi i tij.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Realit e shpagoi veten duke shënuar në llotarinë e penalltive, por golashënuesi me përvojë humbi disa mundësi për skuadrën e Roberto Martinez.

Pati thirrje që ai të vendosej në stol përpara se Jan Oblak të bllokonte tentativën e tij prej 12 metrash në pjesën e parë të kohës shtesë.

Portieri i Portugalisë Diogo Kosta doli si hero, duke bllokuar të tri tentativat sllovene, por imazhet e Ronaldos në lot u bënë një nga momentet përcaktuese të mbrëmjes duke treguar edhe një anë njerëzore të futbollistit,

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume