Mbrëmë (09.07.2024) në orën 00:00 në Tetovë në udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Stipska” dhe ,,Kiro Ristovski Drnc” efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat M.M. (28) dhe M.S. (30), të dy nga Tetova. Për arsye se, kur i kishin vënë re efektivët e policisë, ata kishin hedhur një qese me marihuanë. Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet çështja kundër tyre do të ndiqet parashtresë përkatëse.