Më datë 09.07.2024 rreth orës 16:20 në SPB-Tetovë, personi D.A. (39) nga Manastiri ka raportuar se në atarin e Vrapçishtit të Gostivarit, në një sallë në pronësi të personit juridik, përgjatë rrugës magjistrale Gostivar-Tetovë, ka shpërthyer zjarr.  Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Gostivarit.  Inspektimi në vendngjarje është kryer nga ekipi në DPB-Gostivar. TS