Me datë 11.07.2024, në ora 21:50, në rrugën ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë kanë hequr nga liria personat M.L (23) dhe A.M(24) nga Tetova. Gjegjësisht, gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të M.L., të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetë marihuanë. Dy personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse për veprën e kryer penale “prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” të dënueshëm nga neni 215 i Kodit Penal. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume