Me datë 11.07.2024, në ora 22:10 në Llërc të Tetovës, pjestarë të policisë nga NjP-Grupçin kanë privuar nga liria personin H.I.(27) nga i njëjti fshat. Ai në ora 20:45 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Iliria” në Tetovë është sjellë në mënyrë agresive ndaj motrës së tij 19-vjeçare dhe pas një debati verbal me A.N (21) nga Radiovca e Tetovës i ka shkaktuar lëndime trupore me një mjet të mprehtë. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com