Dyzet e nëntë vjeçarja S.M. nga Republika e Serbisë dje është gjetur e lënduar në autostradën Demir Kapi – Negotinë, njofton Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Veles. Gruaja me lëndime trupore është gjetur mbrëmë në orën 19:50 nga zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Negotinë në autostradën pas pikëpagesës më “Demir Kapi”, transmeton Portalb.mk.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Pas gjetjes së gruas, shtoi SPB Veles, është zhvilluar bisedë me bashkëshortin e gruas, 52-vjeçarin B.M. Deklarata e tij ishte se teksa po ktheheshin nga pushimet në Greqi, gruaja e tij, për të cilën tha se kishte probleme shëndetësore, e ka sulmuar në makinë, pas së cilës ka pasur përleshje fizike.

Siç tha ai, ka ndaluar veturën dhe e ka lënë S.M. përgjatë rrugës, e më pas me veturën, në të cilën ishin djali edhe mbesa e tyre e mitur, kanë vazhduar rrugën drejt pikës kufitare “Tabanovc”.

Gruas së lënduar i është dhënë ndihma mjekësore nga Emergjenca Mjekësore e Negotinës, e më pas është transferuar në objektin shëndetësor “Negorci”.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, shtoi SPB Veles dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com