Kreu i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar tubinin e BDI-së që u mbajtë në Gostivar. Ai u shpreh se opozita duhet të presin  100 ditë e më pas të kritikohet qeveria. Sipas Taravarit  fotografia e BDI-së dhe  Ahmetit në Gostivar ishte shumë dëshpruese, përcjell TS.

“Fotografia e BDI-së dhe Ahmetit më duket shumë dëshpruese, Megjithatë mendojë de duhet të na lenë të paktën këto 100 ditë të punojmë dhe të na kritikojnë. Ali Ahmeti është njeriu i urtë dhe i mençur dhe do dije të veprojë si opozitar” u shpreh Taravari sot në Tetovë./TS/

Nga ana tjetër  koalicioni VLEN sot në Tetovë formuan trupin Koordinues Politik të VLEN-it.

. Ky organ ekzekutiv sipas VLEN-it është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar. /TS/