Katër automjete u përplasën këtë mëngjes pranë Stacionit Hekurudhor në qendër të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmoi lajmin.

“Këtë mëngjes në orën tetë në kryqëzimin e bulevardit ‘Koço Racin’ me bulevardin ‘Kuzman Josifovski Pitu’, është raportuar një aksident trafiku midis katër automjeteve. Aktualisht po kryhet inspektimi dhe nuk ka raportime për persona të lënduar,” sqaruan nga MPB

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume