18 vjet burgim.

Ky është verdikti që sot e dha Gjykata Speciale për “Ujkun” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dënimi kundër Pjetër Shalës, shkaktoi reagime të forta në Kosovë.

Rreth këtij vendimi, foli ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.

Berisha tha në Edicionin Special në Klan Kosova se “Mos të ishte UÇK-ja, sot Serbia këmbëkryq midis Kosovës”.

“Në sheshet edhe kafiteritë e Prishtinës dhe Prizrenit do të jehonte kënga e Dragana Mirkoviqit”, tha Berisha në Klan Kosova.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume