Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, dhe një veturë me targa vendore. Për pasojë i vdekur ka mbetur një këmbësor, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.

“Autostrada Arben Xhaferi – Drejtimi Lipjan / 17.07.2024 – 20:40. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa të huaja, një veture me targa vendore dhe një këmbësor shtetas i RMV-së, i cili ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar një mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume