Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi sot takim pune me Armen Grigorjan, Përfaqësues i Përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP në Maqedoninë e Veriut.

Tema e takimit ishte bashkëpunimi i deritanishëm i UNDP-së me Ministrinë e Ekonomisë dhe bashkëpunimi i ardhshëm me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës në përputhje me riorganizimin e ministrive.

Ministri Durmishi falënderoi për kontributin që UNDP-ja e ka dhënë deri më tani në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e ministrive ka kompetenca të reja. Fokusi i punës do të jetë përmirësimi i klimës së biznesit në vend, mbështetja e kompanive vendore, mbështetja e sipërmarrësisë, përmirësimi i kushteve për investitorët e huaj, si dhe përmirësimi dhe zhvillimi i tregut të punës si kompetencë e re që po e marrim përsipër. Mbështetja nga partnerë të ndryshëm është me rëndësi të madhe për zhvillimin aktual dhe të ardhshëm të sektorit shtetëror dhe privat në Maqedoninë e Veriut”, tha ministri Durmishi.

Ministro potencoi se UNDP-ja është partner i rëndësishëm i deritanishëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe shprehu bindjen se me kompetencat e reja që do të jenë në fokus, bashkëpunimi tashmë i vendosur do të vazhdojë në periudhën e ardhshme përmes përgatitjes dhe realizimit të projekteve prioritare që kanë një ndikim të madh pozitiv në ekonominë tonë dhe kushtet e jetesës së qytetarëve, ballafaqimin me sfidat socio-ekonomike të vendit tonë dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Grigorjan, prezantoi aktivitetet dhe sektorët që janë në fokus të punës së tyre.

Ministri Durmishi theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të jetë e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me UNDP-në në fushën e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe mbështetjen për integrimin në BE.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume