Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin japonez, Ocuka Kazuja, me ç’rast shprehi mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme nga Japonia mike.
Iniciativa japoneze për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor dhe mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian vlerësohet lart, si një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.
Ky vit shënon 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe në këtë drejtim ishte përshëndetur iniciativa e ambasadorit Kazuja për shënimin me dinjitet të jubileut, përmes një sërë aktivitetesh kulturore, që ndikon në afrimin e qytetarëve të të dy vendeve.
Marrëdhëniet midis dy kombeve kanë histori më të gjatë se vetë marrëdhëniet e ndërsjella politike, të cilat datojnë që nga viti 1994, duke pasur parasysh se Shkupi bazohet në zgjidhjen arkitekturore të japonezit Kenzo Tange, pas tërmetit të vitit 1963. Shkupianët edhe sot e kësaj dite jetojnë me idetë dhe mendimet e këtij arkitekti vizionar.
Bashkëpunimi me vendin si Japonia ka rëndësi të madhe për vendin tonë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, me projekte për bashkëpunim teknik, grante dhe donacione. Bashkëbiseduesit ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar, veçanërisht përmes themelimit të grupeve parlamentare të bashkëpunimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume