Një nga shtyllat me tension të lartë ka shpërthyer në Sarandë të Shqipërisë.

Sipas Euronews.al, janë evakuuar kalimtarët dhe janë larguar automjetet që ndodheshin pranë vendngjarjes.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluara dhe në një nga kryqëzimet kryesore të qytetit të Sarandës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume