Për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën, më saktësisht kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).
Nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat e konsumatorëve po hasin në vështirësi të procesimit te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së, përcjell Klankosov.tv.
Sistemi i Sigurisë Kibernetike “Crowdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre. Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale.
Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi.