Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq tha se autori i sulmit në Loznicë është likuiduar, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Pjesëtarët e policisë e likuiduan në afërsi të Loznicës”, citohet të ketë thënë Daçiq, siç raportojnë mediat serbe.
Madje, mediat serbe kanë publikuar edhe pamjet e rënda të të vrarit.
Autoritetet serbe sot e kanë shpallur në kërkim Faton Hajrizin, i cili dyshohej për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e një tjetri, në Loznicë të Serbisë.
Faton Hajrizi, dy javë më parë u arratis nga Burgu i Smrekonicës dhe ishte në kërkim nga Policia e Kosovës.